‘Shoqata e futbollit në Shkodër si grup i strukturuar kriminal’, kandidati për kryetar: Nuk do lejoj zgjedhje pa mediat

1 Shkurt 2022, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2022-02-01 15:00:13

Kujtim Shaba, trajner futbolli dhe ish-drejtues i klubit të Vllaznisë, në studion e ‘Report TV’ tregon se po has peripeci të jashtëzakonshme për t’u rregjistruar si kryetar në shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër. Ai thotë se është propozuar nga tre anëtarë sipas statutit, por pavarësisht kësaj nuk është konfirmuar nga drejtuesit e shoqatës.

“Ishim të parët që duhet të bënim zgjedhjet, por u shtynë për COVID. Sipas procedurave deri më 20 dhjetor janë bërë propozimet në Shkodër dhe brenda rregullave tre shoqata kanë propozuar emrin tim. Me datë 22 dhjetor kam dërguar një shkresë te shoqata e Shkodrës ku i pyes nëse jam kandidat? Dhe nëse jam më vendosni në diospozicion listën e votuesve.