Shorti i 'Euro 2024', mesfushori i kombëtares: Grup i vështirë por shkojmë në Gjermani për të bërë mrekullira

4 Dhjetor 2023, 14:46

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.