Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ Anri Kashiku, hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij

15 Korrik 2022, 19:05

Anri Kashiku, 18-vjeçari i cili u mbyt në det në plazhin e Durrësit një ditë më parë, pasi hyri në det për të shpëtuar vëllain e tij të mitur 15-vjeç dhe shokun e vëllait, është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’. Statusin ja ka dorëzuar kryeministri Edi Rama babait të të riut, pas një vizitë ngushëllimi që zhvilloi në familjen e Anri Kashikut, bashkë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

    No videos found.