Shpallet fituesi, si do duket stadiumi i ri 'Niko Dovana' në Durrës! Ideja e huazuar nga Argjentina

4 Maj 2023, 16:23

Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri "Niko Dovana" në Durrës, alternativa e studios belge 51N4E u shpall fituese. Tanimë në Durrës do nisin punimet për impiantin e ri të Teutës. Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me "La Bombonera" në Argjentinë, stadiumi i Boca Juniors.