Shpejtësi mbi normat e parakalime të gabuara, policia gjobit 4134 shoferë brenda 2 ditëve, pezullon 71 patenta e arreston 36 drejtues mjetesh

11 Korrik 2021, 15:30 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 15:30

Policia vijon kontrollet rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve duke përdorur metoda të sofistikuara si dronë, radarë e aparate fotografike. Gjatë 48 orëve janë gjobitur 4134 shoferë të cilët u konstatuan me shpejtësi jashtë normave të lejuara, duke bërë parakalime të gabuara ose duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkaq, janë pezulluar 71 leje drejtimi, ku 51 prej tyre për shpejtësi mbi normat dhe 20 për drejtim nën efektin e alkoolit. Mirëpo patrullave të Policisë Rrugore nuk iu kanë shpëtuar as 36 shoferë, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 1 për falsifikim të certifikatës për errësimin e xhamave të automjetit, 6 pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë dhe 2 shoferë pasi denoncimeve të qytetarëve se po kryenin manovra të rrezikshme në rrugë në gjendje të dehur.

LR/Shqiptarja.com