Shpejtësia e lartë është një nga shkeljet kryesore të shoferëve me makina. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëshkuar shumë prej tyre që kanë shkelur rregullat. Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe mos shpejto, respekto rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tënde dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në fokusin e kontrolleve të përqendruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/orë deri në 196 km/orë në aksin Sauk-Teg, në rrugën interurbane Tiranë Elbasan, ku gjatë verifikimit drejtuesi i mjetit që rezultoi me patentë të hequr u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore. Gjithashtu, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në Bërzhitë, është konstatuar nga radari, 19-vjeçari F. P., nga Tirana, duke drejtuar automjetin me 173 km/orë. Po gjatë kontrolleve, nga efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale N. V., 52 vjeç, i cili pasi është ndaluar, nga verifikimi me aparatin alkooltestues ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 1.35 mg/l testi i parë dhe 1.26 mg/l testi i dytë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore nga patrulla e Policisë Rrugore, ky shtetas, për të shmangur sanksionet ligjore për shkeljen, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë të huaj me prerje 20 £. Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 63 leje drejtimi, nga të cilat 46 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2965 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Shpejtësi nga 141-196 km/orë, pa patentë dhe të pirë, policia ndëshkon shoferët, 9 të arrestuar! Pezullohen 63 leje drejtimi, 2965 gjoba
Video të tjera
-
Zbardhet shkaku i tragjedisë me dy të vdekur në Elbasan! 69-vjeçari kishte vendosur tubat e gazit në murin e pallatit! Objekti do të shembet
5 Nëntor, 22:54 -
Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Kryebashkiaku e mohon: Asnjë vonesë nga zjarrfikësja
5 Nëntor, 22:21 -
PS me lëvizje të re kundër Ramës? "Veliaj u përgjua në burg në burg...!" STUDIO LIVE
5 Nëntor, 22:20 -
‘Plumbi i Artë’/ SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehur të akuzuar për 27 ngjarje kriminale! 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)
5 Nëntor, 19:23 -
Gjyqi në GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë, kërkuam pavlefshmërinë
5 Nëntor, 17:23 -
‘Shumë e bukur kjo këmisha, me lule’, Kryemadhi batuta me gazetarët: Trëndafil PS-je, trëndafil PD-je
5 Nëntor, 17:22 -
Zbardhet shkaku i tragjedisë me dy të vdekur në Elbasan! 69-vjeçari kishte vendosur tubat e gazit në murin e pallatit! Objekti do të shembet (VIDEO)
5 Nëntor, 16:29 -
Progresraporti i KE, Rama: Moment historik, historia s’do na e falte një dështim! Ambasadorja e BE mesazh në shqip: Keni ecur para
5 Nëntor, 14:54 -
Raporti i Progresit 2026 në Kuvend, Peleshi pret ambasadoren e BE-së: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027
5 Nëntor, 14:48 -
Shkodra nderon 38 martirët shqiptarë, procesion në 10-vjetorin e lumturimit! Kryeipeshkvi: Gjaku i tyre, fara për një krishterim të ri
5 Nëntor, 14:28 -
Shpërthimi tragjik në Elbasan, dyshohet se gazi rrodhi nga tubat e bombolës në katin e parë! 69-vjeçari tentoi të ndizte sobën, por humbi jetën
5 Nëntor, 14:15 -
Elbasan/ Një ditë pas shpërthimit tragjik, vijon puna në pallatin e shkatërruar! Rrobat dhe sendet personale të banorëve nxirren me vinç
5 Nëntor, 13:48 -
INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027, drejtoresha Sado: Koha e kalimit të fondeve është vendimtare për realizimin e CENS-it të bujqësisë
5 Nëntor, 13:29 -
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Unrecognized’ sonte për herë të parë tek Eksperimentali! ‘E zonja e bujtinës’ te ‘Petro Marko’ në Vlorë
5 Nëntor, 13:17 -
Dhuna në protestat e studentëve ndez debatin në komision! Bardeli kërkon dënimin e akteve të policisë, Zaka akuzon protestuesit e dhunshëm! Luarasi: Nuk denoncova dy vajza se më erdhi keq
5 Nëntor, 12:53 -
Buxheti/ Pirdeni kërkon 152 punonjës për ministrinë e sapokrijuar të Administratës Publike: Kyçe për negociatat! ‘Financat’ dhe Kuvendi: Ju mbështesim
5 Nëntor, 12:50 -
VIDEO/ Të bllokuar në mal, Njësia Alpine simulon shpëtimin e një personi në Shkodër! Hita: 10 operacione kërkim-shpëtimi gjatë verës
5 Nëntor, 12:41 -
Kontrolle intensive në rrugët e Tiranës, 12 shoferë të arrestuar dhe 4 nën hetim! Mbi 3200 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor
5 Nëntor, 12:18 -
Cristiano Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë në moshën 41-vjeçare: Për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë të mbaja fanellën me numrin 7
5 Nëntor, 12:11 -
Elbasan/ Kryebashkiaku Llatja: Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe ka shkaktuar dëmtime të mëdha strukturore të godinës
5 Nëntor, 11:52