Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht e Kombinat, SHÇBA publikon pamjet e operacionit, kontrolle me qen nëpër banesa! Efektivi i RENEA-s 'koka' e grupit

21 Gusht 2021, 12:43 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 14:12

Report Tv ka siguruar foton e efektivit të RENEA-s, i cili u kap në flagrancë bashkë me 4 persona të tjerë ndërkohë që po shpërndanin kokainë dhe kanabis gjatë një operacion anti-drogë që është në vijim e sipër nga SHÇBA.Real Luli, është koka e grupit të shpërndarjes së drogës në disa pika të Tiranës.

KT/Shqiptarja.com