Shpërndante drogë në ambiente me muzikë, Gjykata cakton arrest në burg për efektivin e 'Shqiponjave' në Sarandë

15 Qershor 2021, 16:21

Efektivi i forcave “Shqiponja” në Sarandë Lavdosh Metaj i arrestuar për shpërndarje droge është lënë në arrest në burg. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij është zhvilluar sot në Gjykatën e Sarandës, në orën 13:00.