Shpërndante kanabis në lokal dhe organizonte lojëra fati, arrestohet 47-vjeçari në Fier

14 Korrik 2021, 11:15 | Përditesimi: 14 Korrik 2021, 11:15

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në lokalin në pronësi të tij si dhe organizonte lojëra fati. Në pranga ka rënë Festim Dhima, ndërsa në lokalin e tij në Rroskovec u gjetën u gjetën doza me kanabis dhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.

KT/Shqiptarja.com