Shpërthen gjatë natës në flakë pusi i naftës në Patos, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

22 Korrik 2021, 11:05 | Përditesimi: 22 Korrik 2021, 11:05

PATOS- Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30. Kjo ngjarje është regjistruar në zonën e Dukasit në Patos.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pusi i naftës i përket kompanisë 'Albpetrol'. Menjëherë pas marrjes së njoftimit Forcat e Zjarrfikëses së Patos ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

r.k./Shqiptarja.com