Shpërthen granata e groposur në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën, dëshmitarët: Ishte bërë për ibret, i kishte ikur gjuha

16 Maj 2021, 19:59 | Përditesimi: 16 Maj 2021, 19:59

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij. Fermeri ka qenë duke punuar tokën me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes që dyshohet granatë e vjetër. 39-vjeçari i plagosur Hergert Spahiu, është transportuar drejt spitalit dhe ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Për mikrofonin e Report Tv, dëshmitarët që i dhanë ndihmën e parë tregojnë se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se i riu u transportua në spital në gjendje të rëndë. Sipas rrëfimeve të banorëve, kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ka shpërthyer një granatë e cila ka qenë e groposur.