Shpërtheu bombola e gazit në një banesë në Shijak, lëndohen dhe dërgohen në spital 3 persona

16 Shtator 2021, 21:30

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në Shijak, ku shpërtheu një bombol gazi në një banesë në Xhafzotaj.

Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar lëndime, Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeç dhe  B. M., 17 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesinë mjekëve.