Shpërthim afër sheshit 'Taksim' në Stamboll, 6 viktima dhe 53 të plagosur! Banorët e frikësuar largohen me shpejtësi

13 Nëntor 2022, 17:09

TURQI - Një shpërthim i fuqishëm i ka marrë jetën 6 personave dhe 53 të tjerë raportohet të jenë të plagosur nga sulmi në sheshin turk Taksim, Stamboll. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. Mbetet e paqartë se me çfarë janë sulmuar qytetarët por dyshohet të jetë sulm terrorist.