Shpërthim afër sheshit “Taksim” në Stamboll, raportohet për të vdekur dhe plagosur

13 Nëntor 2022, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2022-11-13 15:38:53

Një shpërthim është raportuar në një rrugë këmbësorësh në sheshin turk Taksim, Stamboll, ku mediat turke kanë bërë me dije se disa persona janë vrarë dhe disa kanë mbetur të plagosur në një sulm vetëvrasës të dyshuar në Avenue Istiklal.