Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 6 viktima dhe 81 të plagosur! Nuk ka shqiptarë të lënduar! Erdogan: Mund të jetë terrorist, protagoniste ishte një grua

13 Nëntor 2022, 21:18

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rrugë këmbësorësh në sheshin Taksim në Stamboll, ku nga autoritetet janë konfirmuar 6 viktima e 81 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ndodhi në  një prej rrugëve më një njohura tregtare e ku ka gjithmonë fluks të shtuar lëvizjesh, ndërsa ndodhet afër disa atraksioneve turistike.