Shpërthim me tritol në lokalin 'Odeon 2' në Radhimë! Ambientin e kishte marrë më qira Sadrit Shabani, ish-DJ te bizneset e Çapajve në Elbasan

19 Maj 2022, 08:05 | Përditesimi i fundit: 2022-05-19 14:36:19

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Radhimë të Vlorës.

Lënda eksplozive u vendos në lokalin “Odeon 2” dhe nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Pronari, i identifikuar si Sadrit Shabani është nga Elbasani dhe lokalin e kishte marrë me qera nga Gjik Novruzit.