Shpërthim në një mobileri në aksin Lezhë-Milot në mesnatë, iu vendos lëndë eksplozive! Pronari ishte nga Tirana

21 Qershor 2021, 08:29 | Përditesimi: 21 Qershor 2021, 08:58

Vetëm pak minuta para mesnatës në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot ka pasur një shpërthim. Mobilerisë në pronësi të një qytetari nga Tirana ishte vendosur lëndë eksplozive.

"Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

r.k./Shqiptarja.com