Shpërthime dhe flakë në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg

3 Qershor, 12:16 | Përditesimi: 3 Qershor, 12:16

Shpërthime të forta, flakë dhe shtëllunga të mëdha e të zeza tymi janë parë mbi Shën Petersburg pas sulmit me dronë ukrainas që goditi terminalin e naftës në qytet. Pamjet e publikuara nga banorët në rrjetet sociale tregojnë momentet e sulmit, i cili ndodhi pikërisht në ditën e hapjes së Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, ngjarja më e rëndësishme ekonomike e Rusisë.

I.M/Shqiptarja.com