Shpërthime në dy qytete në Rusi

28 Korrik 2023, 21:34 | Përditesimi i fundit: 2023-07-28 21:41:00

Qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërthime të premten e 28 korrikut.

Sipas guvernatorit të Taganrog, qytetit në rajonin Rostov, Vasily Golubev, të dhënat preliminare tregojnë se bëhet fjalë për “shpërthimin e një rakete”.

Më vonë, ai shpjegoi se nga shpërthimi u dëmtuan muret dhe kulmi i një muzeu arti në këtë qytet, duke shtuar se 15 persona kanë kërkuar ndihmë, prej të cilëve nëntë janë dërguar në spital urgjentisht.