Shpërthime të forta dhe re tymi e zezë në bazën ajrore ruse në Krime

9 Gusht 2022, 17:48

Janë dëgjuar shpërthime të forta si dhe pamje të një reje të dendur tymi të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ruse në Novofedorivka në Krimenë perëndimore, raporton Reuters. Po ashtu, dhe disa video të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregonin tymin e zi si dhe zhurmën që dëgjohej nga kjo bazë ajrore e ushtrisë ruse .

Sipas raportimeve, të paktën 12 shpërthime janë dëgjuar rreth orës 15:30 (me orën lokale) pasditen e sotme. Media "Ria Novosti" thotë se rusët duan që komandanti rajonal Sergej Aksenov të largohet nga rajoni.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, shpërthimet janë për shkak të ndezjes së municioneve, të cilat ishin në një zonë magazinimi të bazës. Askush nuk u lëndua nga shpërthimi dhe pajisjet e aviacionit të aeroportit nuk u dëmtuan sipas njoftimit të Ministrisë.

  •