Shpërthime të reja në Kiev, alarme ajrore në të gjithë vendin! Ukraina gati për të sanksionuar Iranin që furnizon me armë Rusinë

29 Maj 2023, 14:38

Pas sulmit masiv me mbi 50 dronë, gjatë natës pati sërish alarme ajrore në kryeqytetin ukrainas, por jo vetëm. Dronë të tipit Sahed dhe raketa mbërritën nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase. Pak pas mesnatës, banorët u këshilluan që të qëndronin të fshehur dhe pas orës 01:30 të mëngjesit, u regjistruan sulme në disa qytete të Ukrainës.