Shpërthimet në Nord Stream, inteligjenca e BE-së: Anijet ruse ishin në afërsi të tubacioneve

29 Shtator 2022, 16:19

Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e katërt të gazit në Detin Baltik, ka thënë një zyrtar i këtij shteti më 29 shtator. Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, i cili çon gaz nga Rusia në Gjermani. Tri rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë – janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse, Nord Stream 1 dhe 2. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe janë zotuar se do të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane.