Shpërthimi i bombolës në një banesë në Tiranë, banorja: Çuni i vogël qante me ulërima! E ëma e foshnjës ishte duke pirë kafe

8 Korrik 2022, 10:48

Shpërthimi i bombolës në lagjen  'Ali Demi' në Tiranë ka zbardhur detaje të reja sa i përket dinamikës së ngjarjes parë nga fqinjët që dhanë ndihmën e parë. Sipas një banoreje, të pyetur nga Report TV, e ëma e të miturit, ka qenë jashtë në kafe në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Gruaja ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe për këtë arsye jetonte vetëm me nënën dhe djalin.

'Janë njerëz të mirë e të urtë po kjo është jeta. Jetonte me gocën që kishte foshnjë n 6 muajsh, se ajo ishte e divorcuar. Jetonin me kushte që jetojnë gjithë shqiptarët. Të gjithë ndihmuan, gocën time e kam në polici nuk ka fjetur gjumë, se qante çuni i vogël me ulërima.

Nëna (gjyshja) doli e para, e harroi djalin pastaj tha ua kam foshnjën, ua është djali bërtiti. E ëma e foshnjës ishte duke pirë kafe.'- tha banorja. 

  •