Shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, ndërron jetë tragjikisht 19-vjeçarja e plagosur! Ishte në spital në Itali me familjen! Do martohej në gusht

11 Korrik 2021, 11:48 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 12:11

19-vjeçarja Daniela Gjoka kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm por ëndrrat dhe rrugëtimin e jetës së sahj e ndërpreu tragjikisht një shpërthim i frikshëm në strehën ku ajo po flinte me nënën, motrën dhe vëllain e saj. Daniela, prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.

KT/Shqiptarja.com