Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, shuhet familja Gjoka! Pas dy motrave dhe mamasë, humb jetën edhe djali 12-vjeçar

20 Shtator 2021, 16:17

Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.