Shpërthimi në derën e shtëpisë së Armand Dukës, konflikti me vëllezërit Koka dhe inskenimi, 2 pistat kryesore të hetimeve! I arrestuari Hasanaj nuk pranon krimin

26 Janar 2022, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2022-01-26 22:20:04

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari që është arrestuar ditën e djeshme se dyshohet si autori që vuri të hënën eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, nuk ka pranuar asnjë prej akuzave. Ai nuk ka pranuar të flasë përveçse ka thënë se është arrestuar kot nga autoritetet.