Shpërthimi në Romë/Banorët pranë karburantit filmuan momentin! Pamje të frikshme

4 Korrik, 17:22 | Përditesimi: 4 Korrik, 17:22

Menjëherë pas mbërritjes së zjarrëfikësve në karburantin në zonën Trieste në Romë, banorët dokumentuan dhe shpërndanë në rrjetet sociale pamje. Video më poshtë e botuar edhe nga La Repubblica tregon një banor të zonës shumë pranë vatrës që filmoi momentin e shpërthimit të fuqishëm nga ballkoni i banesës. Personi që filmoi momentin përplaset në tokë për shkak të forcës së shpërthimit, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale në zonën përreth. 

 

r.k./Shqiptarja.com