Shpërthimi në Velipojë, bombolat u dërguan dje në hotel, ishin të kolauduara! Familja Gjoka po bënte përgatitjet e fundit për sezonin

4 Korrik 2021, 10:32 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 10:32

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Familja kishte mbërritur dje për të hapur biznesin dhe për të bërë përgatitjet e fundit për sezonin, ndërsa mësohet se nuk ka pasur turistë apo pushues.

KT/Shqiptarja.com