Shpërthimi, Putin urdhëron masa shtesë në Urën e Krimesë! Sot inspektim nëse ka dëmtime në kolona

9 Tetor 2022, 10:33

Pas shpërthimit në Urën e Krimesë, Rusia ka marrë masa për të rritur sigurinë.  Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar tani Shërbimin Federal të Sigurisë të vendit (FSB) të mbikëqyrë lidhësin kyç me gadishullin e pushtuar. Ura është gjithashtu një simbol kryesor i aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.  Zyrtarët thanë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.