Shpëtuan pilotin e tyre, SHBA shkatërruan dy avionë dhe një helikopter pas një pengese në operacion

5 Prill, 14:39 | Përditesimi: 5 Prill, 14:39

Piloti amerikan i F-15-ës së rrëzuar të premtën u shpëtua në Iran, por disa 2 avionë të ushtrisë janë djegur. Dy avionë transporti dhe, me shumë mundësi, edhe një helikopter janë shpërthyer në ajër për të mos rënë në duart e pasdaranëve. Ky ka qenë një veprim për të mos i lënë pajisjet dhe teknologjinë ushtarake në dorë të forcave iraniane në zonë. Deri më tani nuk ka një bilanc të detajuar nga ana e komandës qëndrore amerikane në lidhje me operacionin që çoi në shpëtimin e pilotit të F-15 që u godit nga iranianët të premten. 

I.M/Shqiptarja.com