'Shporta', PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%, Tabaku: Në ndihmë të qytetarëve

26 Tetor 2021, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2021-10-26 14:51:46

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD për uljen e TVSH-së nga 20 për qind, në 6 për qind për produktet e shportës.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, dhe jo një nismë populiste.