Shpresë pas pandemisë, primabalerina Adela Muçollari ngjit në skenë balerinat e vogla! Spektakël emocionues në Amfitetarin e Akademisë së Arteve

9 Qershor 2021, 23:08

Primabalerina Adela Muçollari dhe nxënësit e saj kanë gjetur mënyrën më të bukur për të manifestuar kthimin e shpresës pas largimit të rrezikut nga Covid-19, pandemia që izoloi jo vetëm shqiptarët, por mbarë botën në harkun kohor të një viti. 

Mënyra më e bukur e saj është rikthimi i gjallërisë së jetës përmes mrekullisë së artit dhe dhe bukurisë së fëmijëve me shfaqjen “Vallëzo me ne”. Këta fëmijë, duke i koordinuar lëvizjet kaq bukur dhe duke u kujdesur për njëri- tjetrin iu dhuruan emocione prindërve dhe të pranishme në këtë koncert gala.