Shpulla dhëndrit dhe emrat poshtë këpucës së nuses, traditat e dasmave tona

12 Nëntor 2021, 12:48

Shumë tradita të dasmës shqiptare kohët e fundit janë harruar. Ato ndryshojnë nga rajoni në rajon mirëpo në përgjithësi kanë të njëjtën zanafillë. Mënyra se si dasma festohej para 50 vitesh ndryshon nga metodat e sotme. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ pedagogia Nora Malaj rrëfeu më tepër për dasmën e saj, të realizuar 36-vite më parë.