Shqipëria ende pa kredi studentore, studentët mosbesues: Do të ishte efikase, le të trajtohemi si të rritur

2 Shkurt 2023, 17:32

Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë aplikimi i kredisë studentore siç e parashikon ligji i arsimit të lartë, ende nuk janë bërë publike detaje të reja për mënyrën sesi do të procedohet. Ndërkohë studentët shprehen mosbesues ndaj kësaj nisme, që e shohin si mundësi për të përballuar shpenzimet gjatë viteve të studimit.