Shqipëria humb me Spanjën, tifozët 'nuk dorëzohen', ja çfarë thonë...

24 Qershor, 23:52

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024".

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët folën për Report Tv, të pyetur nga gazetari Ernest Koçi, ata thanë se pavarësisht humbjes ndeshja kombëtarja luajti mirë.