Shqipëria i rikthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona, pjesë e trashëgimisë kulturore

15 Dhjetor 2023, 18:36

Pas një procesi të gjatë sa ligjor aq edhe ekspertimi, falë bashkëpunimit të specialistëve shqiptarë dhe të Maqedonisë së Veriut u arrit në përfundimin se 20 prej veprave kulturore të sekuestruara në vitin 2013, i përkasin Maqedonisë së Veriut.  Gjatë ceremonisë së dorëzimit të veprave në Muzeun Kombëtar, ministrja Margariti u shpreh se finalizimi i këtij rezultati vjen pas një pune  një dekade.