Shqipëria mbyll olimpiadën 'Tokio 2020' pa medalje! Calja i 4-ti në peshëngritje, rezultati më i mirë! Gega e 13-a në 3000 metra me pengesa

4 Gusht 2021, 15:24

Me vendin e 13-të të Luiza Gegës në garën e 3 000 metrave me pengesa Shqipëria mbyll përfaqësimin në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletja garoi mes më të mirave të botës dhe bëri historinë duke edhe duke kaluar në finale. Rezultatin më të mirë e arriti Briken Calja i 4-ti në peshëngritje. Shqipëria u përfaqësua në Tokio me 9 sportistë në 5 disiplina të ndryshme.