Shqipëria në ‘black aut’ për 30 minuta, eksperti Elezi në Report Tv: Prokuroria shqiptare të nisë hetimet, dëmi shkon në 1 miliardë euro

23 Qershor, 13:44 | Përditesimi i fundit: 2024-06-23 15:44:58

Prokuroria shqiptare duhet të nisë hetime në lidhje me incidentin që ndodhi në rrjetin e transmetimit të sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës mesditën e (21 qershorit), që bëri të kishte ndërprje të rrymës në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci. Kështu deklaroi në Report Tv eksperti i energjisë Eduard Elezi. Sipas ekspertit fatura financiare shkon deri në 1 miliardë euro.