‘Shqipëria në situatë delikate, vetëm 20% të vaksinuar’! Dollenberg: Jeni larg dozës 3-të dhe vaksinimit të fëmijëve

21 Shtator 2021, 20:28

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë ngre shqetësimin për nivelin e ulët të vaksinimit në vendin tonë. Mjekja Aurora Dollenberg thotë se shifra 20% nuk është aspak e kënaqshme, ndërsa Shqipëria është larg dozës së tretë dhe vaksinimit të fëmijëve.