Shqipëria triumfon ndaj Moldavisë, Asani dhe Bajrami i dhurojnë kuqezinjve fitoren festa me tifozët

17 Qershor 2023, 22:56

Shqipëria ka marrë fitoren e parë në grup në eliminatoret e Euro 2024, teksa triumfoi 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”. Ekipi i Silvinjos provoi të zgjidhte ndeshjen që në minutat e para falë lojtarëve individual. I pari që provoi ishte Bajrami, ndërsa pak më vonë nuk kishin shënjestrën e duhur as Uzuni me Ramadanin.