Shqipëri-BE dhe kriza \Pjesa e dytë

30 Maj 2019, 20:20

Qershori apo shtatori? Këto janë dy periudhat kohore që janë diskutuar se do të jepet vendimi i KiE për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Qershori është një periudhë, që deri më tani është e konfirmuar zyrtarisht, por është diskutuar edhe shtatori. Disa politikanë e lidhin me krizën politike në Shqipëri, e disa të tjerë me zgjedhjet në PE. Zv. ministri i jashtëm, Sokol Dedja ka sqaruar me detaje se çfarë pritet të ndodhë pas rekomandimit të sotëm të KE dhe përse po diskutohet edhe shtatori si një mundësi për dhënien e verdiktit final.

"Përveç ndërlikimeve politike, ka edhe një ndërlikim procedurial. Raporti i KE doli shumë vonë, doli sot. Duke qenë situata ajo që është lidhur me procedurën e zgjerimit, KE vendosi që të mos interferonte në fushatën elektorale të PE. KE vendosi që të nxirrte raportin pas zgjedhjeve në PE. Dalja e Raportit e ngushtoi shumë kohës midis ditës së sotme dhe qershori kur pritet të merret vendimi në KiE. Duhet të arritet unanimiteti dhe periudha është shumë e ngushtë, procedurialisht. Nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e unanimitetit të vendeve anëtare, por edhe të arritjes së qëndrimit kombëtar të vendeve anëtare. Ka vende që duhet të marrin opinionin e parlamentit vendas që të shkojnë e të votojnë në PE, siç është Gjermania. Nga ana tekniko-proceduriale koha është shumë e ngushtë. Nuk them se është e pamundur. Sa i përket deklaratës së Bashës, që nuk çelen negociatat, unë mund të them jemi në një dialog intesiv me të gjitha anëtarët e BE", tha Dedja.