Shqipëri-BE dhe kriza - Pjesa e parë

30 Maj 2019, 20:21 | Përditesimi i fundit: 2019-05-31 13:46:32

Pjesa e pare e emisionit 

Zëvendës ministri i Jashtëm, Sokol Dedja i është përgjigjur akuzave të ardhura nga eksponentë të opozitës të cilët janë shprehur skeptik lidhur me vendimin e sotëm të KE, sipas së cilëve nuk ka motiv për "t'u gëzuar".

I ftuar në "Repolitix" në Report Tv, ai është shprehur se ky vendim ka një rëndësi më të madhe krahasuar me progres-raportin e vitit të kaluar. Sipas tij, Shqipëria ka arritur të përmbyshë pritshmëritë që ka pasur KiE lidhur me progresin në pikat kryesore, kyçe për çeljen e negociatat.