KE rekomandon hapjen e negociatave! Si e komentojnë dy kahet politike /REAGIMET

KE rekomandon hapjen e negociatave! Si e komentojnë dy kahet politike /REAGIMET

Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë ka sjellë reagime nga politika në vend. Disa nga politikanët e kanë cilësuar si lajm të shkëlqyer, ndërsa të tjera kanë ironizuar Kryeministrin Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Cutillo: Përgëzime! Bashkoni përpjekjet për vendimin e qershorit

Pas publikimit të raportit pozitiv të KE, ka ardhur dhe reagimi i Ambasadorit italian, Alberto Cutillo.

“Përgëzoj shqiptarët për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të miratuar sot dhe inkurajoj të gjithë shtetasit të cilët ëndërrojnë Bashkimin Evropian të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në qershor”

Ora 19:42
Berisha: Jam zemërthyer për negociatat! Ndoshta hapen nga fundi i vitit 2020

1559151982_1556397441berisha.jpg
Ish-kryeministri Sali Berisha  ka reaguar pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave duke përshëndetur vendimin, ndërsa shton se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 13 kushtet e vendosura.

Reagimi i plotë i Berishës
Miq, sot ne nje konference shtypi te përbashkët Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe sigurine e BE, Frederica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin dhe Fqinjesine i Komisionit Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Une e pershendes rekomandimin e raportit te Komisionit te BE per hapjen e negociatave pavaresisht se une vleresoj se Shqiperia qe nga vjet nuk ka plotesuar asnjërin nga 13 kushtet e caktuara ne deklaraten e 27 qershorit te vitit 2016 te ministrave te jashtem te vendeve anetare te BE.

Une e pershendes dhe mbeshtes rekomandimin e Komisionit sepse kam qene dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte ne menyre te padiskutueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve te kerkuara qe Shqiperia te perparoje drejt anetaresimit ne BE.

Perveç ketyre pershendes rekomandimin e Komisionit per hapjen pa kushte te negociatave duke hedhur poshte keshtu pretendimin se protestat e opozites dhe vendimi i saj per te djegur mandatet pengojne apo demtojne hapjen e negociatave me BE.

Por perseri dua te them se megjithe rekomandimin e hapjes pa kushte te negociatave une mbetem zemerthyer.

Kjo sepse ne vleresimin tim, megjithe rekomandimin per hapjen pa kushte te negociatave, jemi identik si para skenarit te një viti me parë.

Vjet Komisioni, njelloj si kete vit rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Mirepo pavaresisht nga kjo, ministrat e jashtem te BE hodhen poshte me unanimitet kete rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte qe duhet te plotesonte Shqiperia ne menyre qe Keshilli i Ministrave te vendoste ne qershor te vitit 2019 qe vendimi te merrej pasi te shqyrtohej plotesimi i kushteve ne dhjetor te vitit 2019.

Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesuar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone.

Por kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen.

Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise!

Ora 18:02
Gjosha: S'është hera e parë, vendit i mungon maturia politike

Ish- ministrja e jashtme, Klajda Gjosha është shfaqur skeptike për rekomandimin pozitiv të KE për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nisur nga fakti që Shqipëria, nga viti 2016 ka marrë një përgjigje pozitive nga KE 4 herë, sipas saj nuk është një motiv për qeverisë shqiptare që të "gëzohet". Duke listuar një sërë arsyesh, Klajda del në përfundimin se Shqipërisë sot i mungon "maturia politike për të përmbushur këtë detyrë historike për një Shqipëri europiane"

"Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë nuk është një surprizë dhe as hera e parë për vendin tonë. Është rekomandimi i katërt që nga viti 2016. Në një analizë të ftohtë kjo do të thotë:

1. Qeveria nuk i kishte çelur negociatat ashtu siç deklaroi në delir të plotë Qershorin e vitit 2018 dhe këtu del qartë loja politike që qeveria bën me këtë proces të rëndësishëm për çdo qytetarë shqiptarë.

2. Negociatat kanë ende një rrugëtim të gjatë për të marrë një dritë jeshile sepse gjithçka do të varet nga provimi më I vështirë që duhet të kalojmë në mbledhjen e Këshillit Europian dhe shpresoj që ekzekutivi të tregoj përgjegjshmëri dhe seriozitet në këtë sfidë që ka përpara. Sot që flasim janë minimumi katër shtete anëtare të pozicionuara qartë në votën kundër.

3. Rekomandimi pozitiv tregon rolin e katalizatorit që ka Komisioni Europian në lehtësimin e rrugës integruese të Shqipërisë dhe vendeve aspirante, për t’i dhënë një shtysë edhe vendeve anëtare të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor.

4. Komisioni Europian do të duhet të qëndroj fort në qëndrimet e mbajtura deri tani për të ruajtur edhe kredibilitetin kundrejt vendeve anëtare. Debat ky që ka qënë në qendër të vëmendjes të BE kur flitet edhe për një reformim të brendshëm të mënyrës si funksion BE sot dhe institucioneve të saj!

5. Rekomandimi pozitiv vjen edhe si pasojë e nevojës ekzistenciale që Shqipëria ka për të mos u ndarë nga blloku me Maqedoninë e Veriut. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte shkatërruese për perspektivën europiane të vendit tonë

 6. Raporti në brendësinë e tij ngre çështje serioze që kanë të bëjnë me mos funksionimin e shtetit, mungesën e shtetit ligjor, mungesën e dialogut politik, çështjet e krimit organizuar, korrupsionit dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut ku përfshihet edhe e drejta e pronës. Kjo kërkon një udhërrëfyes urgjent që do të koordinonte intitucionet mes njëra tjetrës për plotësimin e këtyre kushteve thelbësore.

7. Theksi i veçantë është vendosur te kriteri ekonomik dhe te papunësia, duke vënë në dukje sistemin e dobët ekonomik dhe duke e kthyer tashmë një kusht të rëndësishëm në vazhdimësinë e procesit.

Shqipërisë sot i mungon maturia politike më shumë se çdo aspekt tjetër që i nevojitet asaj për të përmbushur këtë detyrë historike për një Shqipëri europiane. Teknikisht debati do të ishte shumë i gjatë dhe druaj se argumentet do të shkonin në favor të cilësdo palë për t’u mburrur. Rekomandimi pozitiv është vetëm një shtysë për procesin, sfidat tona janë të pafundme dhe askush nuk duhet të ketë kohë për të humbur dhe për ta kthyer këtë në debatin e përhershëm të triumfit apo dështimit politik", shkruan Klajda Gjosha.

Ora 17:25
Negociatat/ Gjonaj: Reforma në drejtësi unikale dhe historike, KE i njohu rezultatet

1557997670_gjonaj.jpg

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur rekomandimin për hapjen e negociatave nga ana e Komisionit Evropian.

Reagimi i Gjonajt në Facebook

Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është lajmi më i mirë për shqiptarët. Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor. 

Rezultatet pozitive të procesit reformues në drejtësi, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytetarëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive. Qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komisioni Evropian, dhe me ngritjen e institucioneve të tjera të drejtësisë, do të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, që lufton korrupsionin dhe në të cilin qytetarët do te kenë besim se do të marrin drejtësi.

Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e cila na ka udhëhequr dhe do vazhdojë te na udhëheqë në të gjithë veprimtarinë tonë shtet-bërës dhe është një nga objektivat prioritare të kësaj Qeverie. 

Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht masat që ne kemi ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, duke njohur avancimin në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2018-2020, ndryshimet në kuadrin ligjor, si edhe rezultatet konkrete pozitive dhe proaktivitetin e Task Forcës kundër Korrupsionit dhe fillesat e procedimit të zyrtarëve të lartë.

Qeveria, shumica qeverisëse është e angazhuar plotësisht ne vijimin e të gjitha proceseve reformuese qe ka ndërmarrë, në interes të shqiptarëve, në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Ora 16:14
Lleshaj: Certifikatë domethënëse e progresit të vendit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar si një  certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit, rekomandimin pozitiv të KE.

"Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit. Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit", shkruan Lleshaj.

Ora 15:21
Rekomandimi për negociatat, Cakaj: Tani është koha për bashkëpunim ndërpartiak

1559136132_5cd7fd09de766cakaj1.jpg
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj shprehet se pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak. Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës! Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat menjëherë" tha ai.

Ora 14:59
Balla: Rekomandimi inkurajim për Qeverinë, opozita ka sulmuar Reformën në Drejtësi


Taulant Balla ka bërë një reagim në lidhja me raportin për progresin dhe rekomandim e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Balla ka përshëndetur rekomandimet pozitive të dhëna dhe ka deklaruar se kjo është një formë inkurajimi për qeverinë dhe Partinë Socialiste për të vazhduar në rrugën e reformave.

"Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin miratimin e rekomandimit nga Këshilli Europian (vendet anëtare të BE), një vlerësim politik që në disa vende përfshin edhe konsultimin e parlamenteve kombëtare. Këshilli Europian do të përcaktojë edhe datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë krye-detyra e shumicës sonë parlamentare.

Reforma në Drejtësi është pa dyshim një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë që ka për të ardhmen tonë europiane.

Ashtu siç e theksuan sot Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Mogherini, Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka dhënë rezultate konkrete.

Megjithatë reforma të tilla të thella kanë nevojë për unitet kombëtar dhe politik. Për fat të keq këtë Reformë, të cilën e mbështesin 94% e qytetarëve, opozita e ka sulmuar sistematikisht duke hedhur baltë cdo ditë ndaj implementimit të saj.

Rekomandimi pozitiv është inkurajim dhe përgjegjësi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste për të vazhduar në rrugën e reformae." shkruan Balla.

Ora 14:50
Vasili: Mogerini dhe Hanh ju faleminderit për rekomandimet, që nuk hapën kurrë negociatat

1558181288_vasili.jpg

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të Lëvijes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin e KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Vasili ironizon duke falenderuar Mogherinin dhe Hahn për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat.

"Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!? Ne konferencen melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folen per rekomandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te "papare" te kesaj reforme. Eshte vendi per ti "falenderuar" pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:

-Shqiperia nuk ka as Gjykate Kushtetuese,

-nuk ka as Gjykate te Larte,

-nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drejtesise,

-ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,

-ka anetare te vete komisioneve te Vetingut qe jane pa asnje integritet e te kompromentuar

-ka mbi 50% te anetareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e drejtesise se "re".

-te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja

-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.

Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortuar i "meritojne" levdatat e Mogerinit dhe Hanh. Edhe nje falenderim perfundimtar.Faleminderit Mogerinit dhe Hanh per rekomandimet e pervitshme,por qe nuk na i hapen asnje here negociatat per anetaresim", shkruan Vasili.

Ora 14:38
Luan Rama: E përshëndesim rekomandimin, por qeveria po gënjen


Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar raportin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

Luan Rama ka deklaruar se situata është e njëjtë me atë të një viti më parë kur qeveria sipas tij gënjente qytetarët.

"Jam këtu per te thënë se përveç vullnetit të komisonit rekomandimi i sotëm nxjerr zbuluar atë që ne e kemi denoncuar. Gënjeshtrën e para një viti, ku qeveria i gënjeu shqiptarët ku u paraqit vendimi i 2018 si hapje negociatash. U bë edhe festë me hapje shampanje. Km bëri edhe dekorata. Mirëpo ja ku jemi sot në rekomandimin e radhës që gjithashtu ka bashkëlidhur shumë por'  dhe 'duhet'. Më lejoni tju bëj të qartë se një vit më parë. Opozita i ndërpreu protesta për të krijuar kushtet që rekomandimi të gjente rrugën. Por kjo nuk ndodhi. Opozita u rikthye në kuvend dhe për ti ofruar shansin mazhorancës për një klimë kompromisi, për integrimin e një vendi. Mbi të gjitha kjo është detyrë kombëtare e përbashkët. Mirëpo qeveria duke mos patur parasysh asnjë prej rekomandimve të KE e refuzoi bashkëpunimin. Dhe ktheu këtë prioritet sfidë të egos politike. Duke e sabotuar të gjithë progresin. Dy rekomandimet e sotme për korrupsionin dhe krimin e organizuar janë detyrat e para të qeverisë. Por mesa duket kjo dëshmon se nuk ka prioritet BE. Prandaj theksohet në rekomandim qe Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën kundër këto dy rekomandimeve. Edhe një herë gënjështra i ka këmbët e shkurtra. Qeveria i ka jo vetëm këmbët por edhe duart e gjata" ka deklaruar Luan Rama.

Ora 14:38
BD: Rekomandimi për hapjen e negociatave fitore e gjithë Shqipërisë, qeveria mos ta minojë

1558709931_BindjaDemokratike.jpg

Partia “Bindja Demokratike” ka reaguar lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian.

“Bindja Demokratike e konsideron si një lajm të mirë për Shqipërinë rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Ne e vlerësojmë atë si një stacion të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Bindja Demokratike falenderon Komisionin Europian për rekomandimin, duke besuar fort se kjo është në radhë të parë një fitore për Shqipërinë, e cila nuk ka pasur asnjë mëdyshje për rrugëtimin e vet drejt Brukselit.

Në këtë kontekt, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

Bindja Demokratike fton të gjitha forcat politike të vendit që ta lexojnë siç duhet dhe të nxjerrin detyrat dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të përshpejtimit të hapave, që e afrojnë dhe e çojnë Shqipërinë më tej drejt Bashkimit Europian”, thotë Bindja Demokratike.

Ora 13:56
Rekomandimi për hapjen e negociatave/ Paloka: Kur jepet kësti i fundit?!

1558359606_EdiPaloka.jpg

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar, suksesin e reformës në drejtësi. Ky reagim vjen pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave.

"Dëgjova gjithë kuriozitet se kush ishin “sukseset” për vitin 2018 se helbete, ne si opozite jo vetëm nuk duam ti shohim “sukseset” po hedhim edhe balte gjithë kohen... Ishte vetëm një; REFORMA NE DREJTESI.Duam apo s’duam, te vërtetat janë kokëforta e duhen pranuar.

Ka qene vërtete “sukses i madh” 2018 ne drejtesi...Vjet ishim vetem pa Gjykate Kushtetuese, tani, prej pak ditesh, nuk kemi as Gjykate te Larte. A mund te kete sukses me te madh? Ka ndonje vend tjeter ne bote qe t’ja kete arritur kaq shpejte?! Ky ishte “suksesi” , imagjinoni deshtimet...Apo nuk ka? Kur jepet kesti i fundit?! " shkruan Paloka.

Ora 13:33
Bushati: Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë

1556725811_bushati780x439696x392.jpg

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati e quan lajm të shkëlqyer për Shqipërinë rekomandimin që Komisioni Evropian dha sot për hapjen e negociatave. 

"Një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Komisioni Europian përsërit rekomandimin drejtuar Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë bazuar në progresin e arritur dhe kalendarin e miratuar unanimisht në qershor të vitit 2018 nga Vendet Anëtare. Miratimi i rekomandimit nga Vendet Anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit janë hapi i radhës që do të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit", shkruan Bushati në Facebook.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjek: 29/05/2019 21:01

    Monstren Sali Berisha sigurisht qe nuk e gezon asnje lajm I mire per Shqiperine sepse Si egoist I madh qe eshte kerkon qe cdo gje e mire te ndodhe nen qeverisjen e p d , e jo kur qeverisin armiqte e tij me te medhenj e me te urryer Duke vepruar ne kete menyre qe ne fillimet e demokracise ai ja arriti qe te percaje e mbjelle urrejtjen e armiqesine midis vellezerve shqiptare me bindje te ndryshme , te instaloje dhunen egersineqe e shpreh sapo I sheh fytyren, ka nje jete ne Tirane por nuk u qyteterua e ngeli si kafshe e eger e Vicitoli Ky nuk do te degjoje mire , por vetem lufte se nuk eshte ngopur akoma as me shkaterrimet qe beri, as me 1997, as me humbjet qe pesoi populli nga firmat piramidale ,as me Gerdecin,as me 21 janarin as me protesta te dhunshme, as sa nena e gra veshi me te zeza, as me tradhetite ndaj vendit e Kosoves , por edhe tani qe po te kish dy fije mend te terhiqej e te hante pensionin , ne cdo dalje ne tv apo shkrimet me persona dicital shoqerohet nga autobote me benzine e shkrepse per te me zhuritur te gjitheve Drejtesia ti marre me konsiderate deklaratat qe ben e te veproje se e ka kaluar qindra mijra here masen Ky kriminel , vrases ,hajdut nuk duhet et rri akoma I lire

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP LEKA: 29/05/2019 20:26

    O salhe sado që ti u mundove që ti bëje gropën SHQIPËRIS ti do biesh vet brënda. Ti ke shum gjynafe karshi këti populli. Ti je më i poshtër se enver kriminel hoxha. Se ai dihej që të vriste. Kurse ti je me thik mbas shpine. Po ti do i bëhesh kurban e do i marësh të keqen SHQIPËRIS E SHQIPTARVE. RROFT SHQIPRIA POSHT krimineli ordiner berisha.

    Përgjigju
  • Torino: 29/05/2019 17:02

    O titi,thone qe ta kan heq te drejten e vizes ata te DSH-se.Te jete e vertet valle?Tik-tak tik-tak ne krahrorin tim,tik-tak tik-tak zemra gjithe gezim.Eshte nje kenge e vjeter e kendonin pioneret e Enverit.Erdhi koha te riciklohet.Per palokun skomentoj,se i thote vete te gjitha e te shkrin gazit

    Përgjigju
  • emigranti: 29/05/2019 14:38

    Paloqe,politikanet hajdute dhe te korruptuar si puna jote jane as me shume e as me pak si vrasesit me pagese qe u vjen ora te kthehen vete ne shenjestrat e rradhes.Tik tak, tik tak.

    Përgjigju
  • undheti: 29/05/2019 14:24

    o ththth..edhe tani ke pet te then.? o anti shqipetar...

    Përgjigju
  • Klodi: 29/05/2019 14:09

    Ky Paloka vertet eshte nje IDIOT! Po pse i kushtoni rendesi nuk e kuptoj? Apo per ta tallur?

    Përgjigju
  • Rama mos ik: 29/05/2019 14:07

    Te arrestohet berisha basha meta moni edhe banditet qe i ndjekin keta rrugec .. ateher jan ber detyrat e shtepise.

    Përgjigju
  • Populli: 29/05/2019 14:03

    O Paloqe pafytyresia juaj eshte e pa pare,eshte kjo arsyeja qe populli nuk ju voton,jeni ne grahmat tuaja te fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja