Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Arifi: 30 vite të diskriminuar nga serbët!

9 Shtator 2022, 16:50

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime politike, si me Presidentin Bajram Begaj, Kryeparlamentaren Lindia Nikolla ku i ka parashtruar problematikat e shqiptarëve në këtë komunë.

“Shqipëria duhet të implementojë ligjin e vetë, kushtetutën e vetë që tregon se që duhet të kujdeset për kombin e vetë dhe jashtë kufijve që jemi ne. Qëllimi kryesore është të vetidëjësojmë qeverinë shqiptare lidhur me situatën  e shqiptarëve ne luginën e  Preshevës, situatë e cila është tej mase e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 vitesh.

Edhe për shkak se politika serbe ndaj  shqiptarëve është agresuar dhe më tej. Kemi pasur takim me presidentin e shtetit, kryetraren e kuvendit, dhe me bashkinë së Tiranës ku i kemi njoftuar për situatën që kemi kaluar. Qeveria ka obligim të implementojë kushtetutën e saj. Për këtë arsye kemi qenë dhe të president i cili e kishte të qartë situatën tonë  ne dhe premtoi që do të ndërmarre aktivitete.”, u shpreh  Arifi.