Shqiptarët martesa të rreme për të marrë letrat angleze, pazaret bëhen hapur në status e komente! 30-50 mijë £ për të gjetur ‘nuse’ online

25 Shtator 2023, 16:42

Për të gjithë ata shqiptarë që nuk mund të kalojnë dot Oqeanin, “ëndrra amerikane” mbetet Britania e Madhe. Një prej zgjidhjeve që shumë të rinj shikojnë për të marrë lejë qëndrimi nga Britania janë ato që quhen martesat e rreme për letra, një kurorëzim për dokumente në këmbim të një shifre të majme parash. Report TV me anë të një vëzhgimi në Facebook, konstatoi se komunikimet dhe pazaret për të tilla kontrata bëhen hapur në grupe online