Shqiptarët preferojnë emrat e huaj, zv.dekania e Filologjikut: Orientimi drejt Europës, telenovelat faktor ndikues për përzgjedhjen

10 Janar 2022, 20:20

Sipas një raporti të fundit nga INSTAT rezulton se në 10 vitet e fundit asnjë nga 10 emrat më të përdorur në vendin tonë nuk është shqiptar. Pedagogia Elsa Skënderi thotë në Report Tv se shqiptarët kanë prirje për të ‘përqafuar’ emrat e huaj, kjo për shkak të tendencës së viteve të fundit pasi duan të nxjerrin në pah anën europiane.