Shqiptarët që ikin, ‘Komploti’ i Ben Blushit, si një paralajmërim, shkrimtari në Panair: Një thirrje letrare për të mos e braktisur vendin!

16 Nëntor 2023, 17:44

Ben Blushi në Panair zgjon interesin e lexuesve me librin e tij të ri “Komploti”. Ai tregon projektimin e tij letrar për Shqipërinë e vitit 2043, me numër të tkurrur të shqiptarëve dhe të huajt që shtohen. Situata të trazuara, ku konflikti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon edhe 2 dekada më vonë të influencojë shtetet e vogla.