Shtatë gola në Munich, Bayern mposht Man. United në Ligën e Kampioneve

21 Shtator 2023, 15:56

Bayern Munich fitoi 4-3 kundër Manchester United për grupin A në Ligën e Kampioneve. Sane, Gnabry, Kane me penallti dhe Tel shënuan për vendasit, ndërsa Hojlund dhe Casemiro (2x) për miqtë. Bayern kalon kështu një kundërshtar të vështirë dhe merr tri pikët e para në grup.