Shtëpia e Musine Kokalarit mbetet gërmadhë, trashëgimtarët ‘mbajnë peng’ kthimin e saj në muze

30 Shtator 2022, 16:36

Shtëpia ku ka jetuar disidentja Musine Kokalari në Gjirokastër ka mbetur gërmadhë. Shumë here është premtuar si nga bashkia ashtu dhe nga Ministria e kulturës se do të kthehet në muze. Fondet janë akorduar, por punimet nuk janë realizuar për shkak se nuk bien dakord bashkëpronarët.