Shtëpia merr flakë nga qiriri në Gjirokastër, 12-vjeçarja humb jetën nga asfiksia! Familja në terr dhe sot! Banorët: Dervicani prej vitesh ka probleme me dritat

29 Nëntor 2021, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2021-11-29 15:21:30

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi kur banesa e saj u përfshi nga flakët. Familjarët po rrinin në shtëpi me qiri nderzur, pasi në fshatin e Derviçanit problemet e me energjinë elektrike vijojnë prej vitesh, ku banorët më së shumti janë pa drita.